Vriten 35 civilë nga sulmet e xhihadistëve në Burkina Faso

25 dhjetor 2019 | 11:28

Xhihadistët në Burkina Faso kanë vrarë 35 civilë, shumica prej tyre gra, gjatë një sulmi në një qytet në veri të vendit.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore, ka shpallur dy ditë zie kombëtare.

Ky është sulmi më vdekjeprurës, në pesë vitet e fundit, që kur ka filluar dhuna e xhihadistëve në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

Shtatë ushtarë dhe rreth 80 xhihadistë janë vrarë në sulmin që ka ndodhur në provincën Soum, njoftoi ushtria.

Burkina Faso kufizohet me Malin dhe Nigerin. Rajoni ka parë një përshkallëzim të dhunës për shkak të sulmeve të militantëve, që nga viti 2015.

Incidentet kërcënojnë raportet tradicionalisht të mira mes shumicës myslimane dhe komunitetit katolik në Burkina Faso.

Liderët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë një samiti të mbajtur në fillim të këtij muaji, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantëve islamistë.

Rajoni i Sahel i Afrikës shtrihet në jug të shkretëtirës së Saharasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eric Cantona thotë se Manchester United luan futboll si një…