Vriten 55 persona në shtetin Kaduna të Nigerisë
21 tetor 2018
| 13:21
Si pasojë e konfliktit të armatosur midis dy komuniteteve në shtetin Kaduna të Nigerisë, 55 persona kanë humbur jetën, kanë bërë të ditur zyrtarët policorë.
Mediet ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për një përleshje midis komunitetit myslimanë dhe atij të krishterë.
“Përplasjet midis dy komuniteteve në zonën Kasuwan Magani të Kadunas rezultuan në 22 arrestime”, ka thënë zyrtari policor, Ahmad Abdur-Rahman, shkruan “Euronews”.
Ndërsa presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, nëpërmjet një deklarate ka dënuar dhunën që po zhvillohet atje.