Vriten 8 nxënës në ditën e parë të shkollës
Tetë fëmijë u vranë gjatë një sulmi në shkollë në provincën Hubei të Kinës. Ishte dita e parë e tyre e shkollës. Sipas policisë, një burrë 40-vjeçar sulmoi me thikë nxënësit në orën 08:00 të mëngjesit (sipas orës lokale) kur fëmijët sapo kishin shkuar në klasë. Dy nxënës të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi.
Ndërsa autori është arrestuar nga policia. Autoritetet kineze nuk kanë dhënë shumë informacion rreth këtij sulmi të rëndë. Nxënësit që u plagosën por edhe të tjerë që panë tmerrin me sy po trajtohen me psikolog pas masakrës në shkollë. Motivi i ngjarjes mbetet i paqartë.
Në Kinë, sulmet në shkolla janë raste të përsëritura. Në fillim të këtij viti, dy fëmijë u vranë në një sulm në shkollë në provincën Hunai, ndërsa një tjetër rast u shënua në Pekin.