Vriten 98 militantë të grupit Boko Haram në Nigeri
Së paku 100 militantë të grupit Boko Haram janë vrarë gjatë operacioneve antiterroriste të forcave nigeriane, thanë zyrtarët në Nigeri.
Shefi i operacioneve dhe trajnimeve ushtarake Okon Udoh tha se militantët u vranë gjatë ofensivës kundër Boko Haramit në provincën Borno.
Udoh tha se në një sulm të kryer nga grupi famëkeq të hënën u vranë 28 ushtarë dhe u plagosën 61 të tjerë, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.
Presidenti i Çadit, Idriss Deby Itno, tha të mërkurën se 92 ushtarë u vranë dhe 47 u plagosën në një sulm të Boko Haramit ndaj një baze ushtarake. Më vonë, shifra e viktimave shkoi në 98.
Grupi famëkeq e filloi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në pjesën verilindore të Nigerisë, por më vonë ajo u përhap edhe në Niger, Çad dhe Kamerun. Kjo gjë nxiti operacione ushtarake kundër grupit.
Më shumë se 30 mijë persona janë vrarë dhe rreth 3 milionë janë shpërngulur për një dekadë shkaku i dhunës së këtij grupi në Nigeri, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.