Vriten dy gazetarë afganë
05 shkurt 2019
| 18:12
Dy gazetarë afganë janë vrarë kur një person i armatosur ka hyrë në radion ku punonin dhe ka hapur zjarr, kanë njoftuar autoritetet afgane.
Të dy gazetarët ishin në të 20-at dhe vdiqën në vendin e ngjarjes, ka thënë drejtori i “Radio Hamsada”, Semin Hussaini.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ata ishin në transmetim në kohën kur u qëllua ndaj tyre, kanë thënë burime policore, shkruan “Reuters”.
Kjo është vrasja e dytë e gazetarëve gjatë këtij viti në Afganistan. Muajin e kaluar talibanët kidnapuan dhe e vranë gazetarin, Javid Noori.
Talibanët dhe grupet tjera militante islamike vazhdimisht kanë shënjestruar gazetarët afgan. Vetëm gjatë vitit 2018 ata vranë 15 gazetarë, sipas organizatës “Reporterët pa Kufij”.