Vriten dy gjyqtare të Gjykatës Supreme në Afganistan

17 janar 2021 | 13:01

Persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë dy gjyqtare të Gjykatës Supreme në Afganistan, në mëngjesin e të dielës, kanë deklaruar nga policia e atjeshme.

Të dyja gjyqtaret të cilave akoma nuk iu është bërë i ditur identiteti u qëlluan me armë dhe shoferi i tyre është plagosur, përderisa ishin duke shkuar në punë.

Ky sulm vjen në kohën kur Qeveria e Afganistanit është duke zhvilluar bisedime me përfaqësues të talibanëve për të arritur paqe për vendin.

Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se luftëtarët e saj nuk ishin të përfshirë në këtë sulm,

Presidenti i vendit, Ashraf Ghani, me anë të një deklarate të lëshuar ka dënuar sulmet ndaj civilëve nga talibanët dhe grupet e tjera militante.

Këto ditë atje është duke tërhequr trupat ushtarakë edhe ShBA-ja, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar nxënësit…