Vriten dy izraelitë në Bregun Perëndimor
20 gusht 2023
| 17:58
Një baba izraelit bashkë me të birin janë vrarë në një sulm të dyshuar palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Huwara – i cili ka qenë skena e sulmeve të mëparshme vdekjeprurëse.
Të shtënat kanë ndodhur në një auto larje, raporton BBC.
Mësohet se personi i armatosur është afruar në këmbë dhe ka hapur zjarr me pistoletë.
Shërbimi i ambulancës izraelite tha se dy burrat e moshës 28 dhe 60 vjeç u shpallën të vdekur në vendngjarje. Të dy thuhet se kanë qenë civilë nga Ashdod në jug të Izraelit.