Vriten dy nga pilotët kryesorë të Putinit

25 korrik 2022 | 15:47

Dy nga pilotët më të mirë dhe më të besuar të presidentit rus, Valdimir Putin janë vrarë në një sulm nga një raketë “HIMARS” në Ukrainë, sipas “Daily Mail”.

Njeri prej tyre është 41-vjeçari Maksim Potyomin, një pilot luftarak, i cili kishte gradën e nënkolonelit. Ai vdiq kur autokolona e tij është goditur nga raketat “HIMARS” në Donetsk, më 8 korrik. I njëjti sulm mendohet të ketë vrarë edhe kolonelin Anatoly Stasyukevich, 54 vjeç, gjithashtu një pilot luftarak.

Vdekja e tyre ishte raportuar më parë, por fakti që ata janë vrarë nga “HIMARS” është zbuluar vetëm gjatë fundjavës nga babai i Potyomin, Alexey. Mendohet se sulmi është kryer me ndihmën e inteligjencës perëndimore, raporton “abcnews.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donat Rrudhani është sensacioni më i madh së fundmi i…