Vriten dy nxënës në Kaliforni
15 nëntor 2019
| 11:46
Në Kaliforni një nxënës i një shkolle të mesme ka vrarë me armë zjarri në mjediset e shkollës një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 14-vjeçar si dhe ka plagosur katër adoleshentë të tjerë. Me pas autori ka qëlluar veten në kokë.
Autoritetet kanë njoftuar se kanë arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen dhe se ai ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
“I dyshuari ndodhet në paraburgim dhe po trajtohet në një spital të zonës”, ka shkruar në “Twitter” sherifi i qarkut të Los Anxhelosit, Alex Villanueva.
I dyshuari u përshkrua nga policia si një mashkull aziatik, nxënës i shkollës së mesme “Saugus” në Santa Clarita, që ndodhet rreth 80 kilometra në veri të Los Angelesit.