Vriten dy palestinezë në Rripin e Gazës
Dy palestinezë janë vrarë nga një sulm ajror izraelit afër një gardhi në mes të Gazës dhe Izraelit në jug të Rripit të Gazës, ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë.
Dy burrat që më vonë janë identifikuar si Ibrahim al-Najjar dhe Muhamed Khidr, janë dërguar në spital pasi i gjetën trupat e tyre të hënën mbrëma, raporton “Al Jazeera”.
Në një deklaratë, ushtria izraelite ka theksuar se ata synonin një grup “terroristësh”, të cilët janë parë duke vepruar në një mënyrë “të dyshimtë”.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, së paku 26 palestinezë janë vrarë gjatë një proteste të hënën.
Palestinezët kanë protestuar përgjatë gardhit në lindje të Rripit të Gazës në baza javore që nga muaji i marsit për të drejtën e tyre të kthimit dhe për një fund të një bllokade 11- vjeçare izraelite.
Të paktën 170 palestinezë janë vrarë gjatë protestave dhe 18 mijë të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.