Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan

26 qershor 2019 | 13:20

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në Afganistan më 26 qershor, një ditë pasi sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Kabul, ku ka thënë se Uashingtoni ka shpresë se një marrëveshje paqeje për Afganistanin do të arrihet përpara 1 shtatorit.

Në deklaratën e ushtrisë nuk është dhënë ndonjë hollësi për rrethanat e vdekjes së dy ushtarëve amerikanë.

Identiteti i ushtarëve nuk është bërë i ditur, pasi ushtria ka thënë se fillimisht do të njoftojë familjarët e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë filluar një iniciativë të re shtatorin e vitit të kaluar për të sjellë grupin militant taliban në tryezën e negociatave në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit gati 18-vjeçar.

I dërguari i ShBA-së, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur gjashtë rrethe bisedimesh me talibanët në kryeqytetin e Katarit, Doha. Rrethi tjetër është planifikuar të fillojë më 29 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po përmendet së…