Vriten katër zyrtarë policorë në Paris
03 tetor 2019
| 15:19
Katër zyrtarë të policisë franceze janë vrarë me thikë nga një person, jashtë selisë qendrore të policisë në Paris, raportojnë media franceze.
Sulmuesi, i cili është raportuar të ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës është qëlluar për vdekje nga policia.
Zona në qendër të Parisit është mbyllur.
Sulmi i së enjtes ka ndodhur rreth orës 13 në oborrin e ndërtesës së policisë.
Sulmi vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë, në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjen e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.
Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner ka dalë në vendin e ngjarjes, raporton “BBC”.