Vriten pesë policë pakistanezë
12 shkurt 2019
| 12:23
Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar ka hapur zjarr në makinën e tyre, kanë njoftuar zyrtarët e një province në veriperëndim të Pakistanit.
Zyrtarët lokal i kanë thënë “Radios Evropa e Lirë”, se policët janë vrarë në një pritë derisa po udhëtonin me makinën zyrtare.
Dy policë tjerë mbeten të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit militant të talibanëve në Pakistan.