Vriten së aku tre persona nga shpërthimi i një bombe në Iran
06 dhjetor 2018
| 12:06
Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se së paku tre njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në qytetin port Çabahar.
Sipas njoftimeve, shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni të policisë.
Agjencia e lajmeve “IRNA” ka cituar burimet e saj të kenë thënë se ka shumë gjasa që shpërthimi ka qenë “sulm vetëvrasës” kundër policisë.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Çabahar është një qytet në Gjirin e Omanit, rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit të Iranit me Pakistanin.