Vriten së paku 10 forca të sigurisë afgane
14 mars 2018
| 12:16
Së paku dhjetë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë janë vrarë në dy sulme të ndara në perëndim dhe jug të Afganistanit.
Militantët kanë sulmuar një postbllok të sigurisë në provincën Farah, duke vrarë së paku tetë forca të sigurisë dhe plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët.
Kreu i këshillit të provincës, Farid Ahmad Bakhtabar, tha se së paku 15 kryengritës talibanë janë vrarë po ashtu në sulm, raporton “Rel”.
Në provincën Helmand, një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një pikë kontrolli, duke vrarë dy policë, tha shefi i policisë së provincës, gjeneral Abdul Ghafar Safi.
Qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, po lufton talibanët dhe militantët e tjerë që nga tërheqja e shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.