Vriten të paktën 11 luftëtarë kurdë të Iranit
Të paktën 11 anëtarë të një grupi rebel të iranianëve kurdë janë vrarë në një sulm me raketa në selinë e tyre në Kurdistanin e Irakut, për të cilat forcat kurde e kanë fajësuar Iranin.
Partia Demokratike e Kurdistanit të Iranit i ka thënë agjencisë “AFP” se organizata e tyre po mbante një takim në kohën kur ndodhi sulmi.
“Njëmbëdhjetë anëtarët e partisë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur kur raketat goditën selinë në Koysinjaq”, ka thënë Kamran Abbas, drejtor i spitalit të qytetit.
Partia Demokratike e Kurdistanit të Iranit herë pas here kryen sulme brenda Iranit dhe bazat iraniane në Irak dhe nga Teherani konsiderohet grup terrorist.
Ky grup është një parti e majtë e armatosur dhe përbëhet nga kurdët etnikë nga Irani. Grupi ka vendosur bazën në veri të Irakut, pasi u ndalua në Iran.
Partia Demokratike e Kurdisitanit të Iranit ka kryer një luftë guerile kundër forcave iraniane nga viti 1979 deri më 1996, kur dhe u shpall armëpushimi. Më 2016, ky grup ka njoftuar se do të rikthejë rezistencën e armatosur.
Miliona kurdë etnikë jetojnë në rajonet malore përgjatë kufijve me Turqinë, Irakun, Sirinë dhe Iranin.
Disa prej tyre kanë lidhje me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), të cilët për dekada me radhë luftojnë për pavarësi. (Rel)