Vriten tetë persona në Atlanta , arrestohet një 21-vjeçar

17 mars 2021 | 11:41

Tetë persona u vranë të martën në tri sulme me armë në shtetin amerikan juglindor të Xhorxhës.

Vrasjet u raportuan në tri qendra të ndryshme masazhesh dhe terapie në qytetin e Atlantës, në një rreze prej 30 miljesh brenda 1 ore.

Nga 8 viktimat, 6 ishin gra me prejardhje aziatike dhe 4 prej tyre nga Koreja e Jugut.

“I dyshuar është Robert Aaron Long, 21 vjeç, banor i njësisë administrative Çeroki. U arrestua pas manovrave me makinë nga policia dhe jemi në komunikim me të”, ka deklaruar sherifi i zonës, Jay Baker.

21-vjeçari nuk është deklaruar për motivin e sulmeve, por nuk përjashtohet pista e vrasjeve për arsye racizmi dhe ksenofobie.

Sulmet ndaj minoritetit aziatik të Amerikës janë shtuar në muajt e fundit për shkak të retorikës se aziatikët janë arsyeja pse pandemia e kovidit-19 është përhapur nëpër botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Demi Lovato ka rrëfyer së fundmi historinë tronditëse të…