Vriten tre persona nga përplasja e bandave kriminale në Suedi

28 shtator 2023 | 20:10

Tre persona në dy ngjarje të ndryshme janë vrarë gjatë natës në Suedi, pasi një përplasje mes bandave kriminale ka degraduar deri në vrasje, duke e bërë kështu shtatorin muajin me numrin më të lartë të vdekjeve nga të shtënat me armë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një 18-vjeçar u qëllua për vdekje në një periferi të Stokholmit. Disa orë më vonë, një burrë u vra dhe një tjetër u plagos në një të shtëna në Jordbro, në jug të kryeqytetit suedez.

Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm një vajzë rreth të 20-ave vdiq nga një shpërthim në Uppsala, në perëndim të Stokholmit, të cilin policia po e trajton si vrasje. Mediat suedeze thanë se e reja që vdiq ka të ngjarë të mos ishte viktima e synuar dhe se objektivi i vërtetë ishte shtëpia ngjitur. Të paktën dy nga tre vdekjet ishin të lidhura me përplasjen mes bandave kriminale për trafikun e drogës dhe armëve, raporton ABC.

Dy bandat, njëra e udhëhequr nga një shtetas suedez-turk që jeton në Turqi, tjetra nga ish-togeri i tij, thuhet se po luftojnë për drogë dhe armë.

Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për bashkëpunim në të shtënat fatale në Jordbro. Policia tha se dy persona janë arrestuar për shpërthimin në Uppsala, i cili ishte aq i dhunshëm sa fasadat e dy shtëpive u hodhën në erë. Vala e shpërthimit mund të ndihej nga stacionet e monitorimit sizmik rreth 20 kilometra (12 milje) larg, tha agjencia e lajmeve TT. Uppsala, rreth 60 kilometra (37 milje) në veri të Stokholmit, ka qenë skena e shumë të shtënave dhe shpërthimeve të lidhura me konfliktet e bandave.

Në fillim të kësaj jave, dy shpërthime të fuqishme shpërthyen nëpër banesa në Suedinë qendrore, duke plagosur të paktën tre persona dhe duke dëmtuar ndërtesa. Qeveria ka shtrënguar ligjet për të trajtuar krimin e lidhur me bandat, ndërsa kreu i policisë suedeze ka thënë se bandat ndërluftuese kanë sjellë një valë “të paprecedentë” dhune në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e vetëshpallur e Nagorno-Karabakut nuk do të ekzistojë duke…