Vriten tre persona nga shpërthimi i një bombe në Afganistan
19 mars 2018
| 12:47
Tre persona janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në Afganistan, teksa po mbahej një tubim i një ish-komandanti afgan.
Të paktën edhe tetë persona janë plagosur nga ky shpërthim.
Ish-komandanti Gulbuddin Hekmatayar, nuk ka pësuar lëndime nga ky shpërthim, i cili ka ndodhur rreth 10 minuta pasi tubimi ka përfunduar në qytetin Jalalabad, ka njoftuar zëdhënësi i guvernatorit provincial, Attahullah Khogyani.
Hekmatyari, i cili ka shërbyer si kryeministër për një periudhë gjatë luftës civile në vitet 1990, në vitet e fundit ka qenë në aleancë me talibanët.
Ai është kthyer në Kabul vitin e kaluar, pasi ka arritur një marrëveshje të paqes me qeverinë afgane.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. (Rel)