Vritet 28 vjeçari në Tiranë, ishte djali i ish-gjyqtarit për Krimet e Rënda
19 nëntor 2024
| 08:54
Klajdi Prendi, 28-vjeçar, është vrarë pak pas mesnatës në Tiranë me plumb në kokë dhe gjoks.
Siç raporton Top Channel, viktima ishte djali i ish-gjyqtarit për Krimet e Rënda, Fran Prendi. Ngjarja dyshohet të jetë kryer me silenciator, ndërsa i riu u dërgua në spital nga miqtë e tij, por nuk mbijetoi.
Pas ngjarjes, një makinë e djegur u gjet në zonën e Farkës, e cila dyshohet se iu përket autorëve.
Policia po heton rrethanat dhe autorët e krimit.