Vritet 30-vjeçari nga Kosova në Hannover të Gjermanisë

04 qershor 2021 | 12:39

Një person nga Kosova i moshës 30-vjeçare është vrarë në mesnatën e së enjtes në Hannover të Gjermanisë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një zënke të mëhershme në mes të disa personave, ndërsa sipas medieve gjermane dëshmitarët kanë dëgjuar të paktën një të shtënë që është shkrepur nga arma e zjarrit.

Sipas tyre të shtënat kanë ardhur nga makinë “Mercedes-Benz” dhe pas të shtënave, makina “Porsche” që drejtohej nga kosovari, është përplasur dhe pavarësisht përpjekjeve për ta kthyer në jetë ai ka vdekur.

Policia e Hannoverit në një deklaratë për medie ka thënë se dyshohet në këtë rast tragjik janë përfshirë më shumë se dy persona.

“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i ‘Mercedes Benz’ ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i suksesshëm”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…