Vritet biznesmeni 40 vjeçar në Sarandë!
Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Sarandë! Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Mema ishte pronar i një lokali me qira në Sarandë dhje nuk njihej si problematik. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet pranë vendit të ngjarjes.
“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve i cili deri më tani nuk është identifikuar.