Vritet dhe hidhet në rrugë gazetari
06 maj 2022
| 11:51
Vritet një gazetar në Meksikë. Luis Enrique Ramirez Ramos, është gazetari i radhës që vritet nga fillimi i vitit në këtë shtet.
Kufoma e 59-vjeçarit u gjet në rrugë, pranë Kuliakan, tha prokurorja Sara Quinones përmes Twitter.
“Është e qartë se është një vrasje. Trupi u gjet në periferi të Culiacan, i mbështjellë me plastikë”, i tha AFP Balbina Flores, përfaqësuese e RSF në Meksikë.
Luis Enrique Ramirez ka punuar për gazetën El Debate. Ai ishte gjithashtu themeluesi i faqes së internetit të lajmeve Fuentes Fidedignas.
Ai është gazetari i nëntë që vritet në katër muajt e parë të viti 2022 në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme në botë për ata që ushtrojnë këtë profesion.