Vritet edhe një tjetër shqiptar nga Kosova në Siri
11 shkurt 2018
| 22:21
K.A. nga Pestova e Vushtrrisë është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë. Vrasja e Vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.
“Kallxo.com”, mëson se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë me 2 shkurt. Këto burime kanë bërë të ditur se Vushtrriasi jetonte në Gjermani nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.
Të dhënat e policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetar të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.