Vritet futbollisti 20-vjeçar në Ekuador
12 prill 2020
| 23:14
Futbollisti 20-vjeçar, Edwin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane Guayaquil, është vrarë me armë në shtëpinë e tij, nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur lojtari si shumë të tjerë ishte i izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së Kornavirusit.
Lajmi tronditës është komunikuar nga vetë klubi i lojtarit, teksa policia është në kontakte me familjen Espinoza, për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të bëjnë të mundur arrestimin e personit që vrau lojtarin në fjalë, shkruan Marca.