![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/gazetari-442x249-1.jpg)
Vritet gazetari somalez në një sulm kamikaz
21 nëntor 2021
| 15:23
Një prej gazetarëve më të njohur në Somali, Abdiaziz Mohamud mbeti viktimë e një sulmi kamikaz ndërsa darkonte në një restorant në Mogadishu.
Kritik i grupeve ekstremiste të armatosura ishte drejtor i një radioje. Sulmi ndaj gazetarit që e thërrisnin edhe Abdiaziz Afrika u mor përsipër nga grupi Al Shahab.
Në sulm mbetën të plagosur edhe persona të tjerë. ministria e informacionit në vend e konfirmoi lajmin duke thënë se gazetaria humbi një njeri trim. Grupi Al Shahab ka orkestruar një fushatë të dhunshme kundër qeverisë, politikanëve dhe zëra që e kritikojnë atë.
Al Shahab e akuzon gazetarin se është shkaktar i vrasjes së dhjetëra muxhahedinëve dhe se ka kryer sulme kundër islamit.