Vritet gazetarja ruse në Kiev, po filmonte shkatërrimet në Podolsk

23 mars 2022 | 21:27

Një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vrarë këtë të mërkurë.

Gazetarja Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit.

Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën, shkruan Insajderi.

Ajo ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia kushtëzon NATO-n, se për të çuar raketa S400 në…