Vritet ish-basketbollisti Andre Emmett

25 shtator 2019 | 12:01

Ish-basketbollisti Andre Emmett ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Emmett u gjet i vrarë në mëngjesin e së hënës në qytetin e Dallas.

Policia ka zbuluar detaje nga vrasja që tronditi sportin në Amerikë, duke raportuar se ai u vra nga dy persona derisa po qëndronte në makinë para shtëpisë së vet, shkruan CNN.

Fillimisht gjithçka nisi si grindje, kur njëri nga personat nxori një armë dhe qëlloi Andre derisa ky po ikte. Motivi ende nuk është bërë i ditur, kurse Andre vdiq në spital. 37-vjeçari luajti në Texas Tech për katër vjet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë e ditur se kompania e veturave Mercedes Benz,…