Vritet kampioni i botës në kick-box në luftën e Ukrainës
20 prill 2023
| 11:51
Lufta në Ukrainë vazhdon të marrë shumë jetë e prej tyre edhe nga bota e sportit.
E viktima e fundit është kampioni i botës në kick-box dhe njëherësh nënkampioni i botës në K1, ukrainasi Ruslan Piskovij.
21 vjeçari ra dëshmor duke e luftuar pushtuesin rus.
Piskovij ishte gjashtë herë kampion i Ukrainës në K1, ndërsa ishte edhe finalist i Kampionatit Evropian në K1 dhe kishte medalje argjendi në K1 të Kampionatit Botëror në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Sipas mediave ukrainase, më shumë se 250 sportistë janë vrarë që prej fillimit të luftës në këtë vend.