Vritet komandanti i Hamasit që udhëhoqi sulmet e 7 tetorit, thotë Izraeli
Shërbimet e sigurisë izraelite dhe Shin Bet kanë bërë me dije se kanë vrarë liderin e Hamasit që udhëhoqi sulmin ndaj komuniteteve kufitare të Izraelit.
Shërbimet e sigurisë IDF dhe Shin Bet njoftuan se kanë vrarë udhëheqësin e forcave të Hamas Nakba, Ali Kachi, që udhëhoqi sulmin terrorist të Hamasit në komunitetet kufitare izraelite pranë Gazës.
Në vitin 2005, Kachi u arrestua pas rrëmbimit dhe vrasjes së izraelitëve dhe ai u lirua si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve të Gilad Shalit.
Ndërkaq, komandanti i Divizionit të Gazës të IDF-së, Avi Rosenfeld, tha se sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve kufitare të Izraelit ishte një surprizë dhe se ata “nuk dinin për të” dhe “ishin të befasuar nga kjo”.
Ai shtoi se në të ardhmen “do të ketë shumë kohë për të hetuar dhe parë se çfarë ka ndodhur këtu”.
Si u zhvillua sulmi i Hamasit
Të shtunën në mëngjes, rreth orës 6:30 të mëngjesit, Hamasi lëshoi një breshëri të madhe raketash drejt Izraelit jugor me sirena të dëgjuara deri në Tel Aviv dhe Beersheba.
Grupi tha se lëshoi 5 mijë raketa në breshërinë fillestare.
Ushtria izraelite tha se u hodhën 2500 raketa.
Rreth një orë më vonë, luftëtarët kaluan në Izrael në një operacion të paprecedentë të shumëanshëm përmes tokës, ajrit dhe detit.
Shumica e luftëtarëve hynë përmes thyerjeve në barrierat e sigurisë që ndanin Gazën nga Izraeli.
Sulmi i befasishëm i Hamasit erdhi pasi kolonët izraelitë sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa ditët e fundit dhe një numër rekord palestinezësh u vranë nga Izraeli në muajt e fundit.
Betejat me armë vazhduan mes forcave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë në disa zona të Izraelit jugor.