Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali
03 qershor 2023
| 10:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë.
Mediat italianë bejnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Ponte dell’Olio, ndërsa i riu emri i të cilit nuk është bërë publik ka humbur jetën ndërsa po dërgohej në spital.
Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes.
Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.