Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes
25 maj 2024
| 20:53
Bashkëshorti i eurodeputetes kristian-demokrate Francesca Donato është vrarë me armë zjarri.
Trupi i viktimës është gjetur në makinën e tij luksoze në zonën e Via Ugo La Malfa.
Eurodeputetja është shprehur me disa nga miqtë e saj duke thënë “Ata vranë bashkëshortin Angelon” dhe në këtë mënyrë u kuptua që viktima e gjetur ishte bashkëshorti i saj.
Policia dhe grupet hetuese janë në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur rastin në fjalë.
Mediat italiane bëjnë me dije se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.