Vritet me armë zjarri një shqiptar në Itali
19 gusht 2022
| 08:42
Një shqiptar është vrarë me armë mbrëmë në Itali.
Mediet italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është dhënë.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.