Vritet me një plumb në kokë biznesmeni në Tiranë

14 nëntor 2024 | 21:02

Një plumb i vetëm i mori jetën Eduart Reçit, që njihej si ndërtues i një pallati në zonën ku u vra në Tiranë, ndërsa 27 vjet më parë rezulton të ketë qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ Kombëtar.

Një kamerë sigurie e shfaq Reçin teksa rrëzohet përtokë, dhe fillimisht në sallën operative u raportua për një burrë të gjakosur, që më pas u zbulua se kishte plagë në kokë nga një armë zjarri. Reçi u dërgua në spital, por qe e pamundur të shpëtohej, raporton Tch.

Dëshmitarët okularë nuk kanë parë asgjë. Familjarët insistojnë se nuk kanë patur konflikte.

Krahas administrimit të dëshmisë së tyre, agjentë të shumtë krimesh kanë kontrolluar edhe në orët në vazhdim pallatet përreth, mbasi pavarësisht kamerave të shumta të sigurisë nuk janë gjurmë të të dyshuarve.

Megjithëse e ka regjistruar çështjen për vrasje me paramendim, prokuroria nuk ka ende një pistë konkrete ndaj po kërkohet në të djeshmen e viktimës.

Sidoqoftë, Eduart Reçi rezulton të mos ketë patur probleme në të kaluarën. Nga provat e mbledhura paraprakisht është administruar një kallëzim i Reçit që kërkonte hetime për probleme pronësie dhe vetgjyqësie, por akuza ka shpallur pushimin e çështjes.

E sigurt është për agjentët se qitësi ka qenë një profesionist, i cili e ka pritur shënjestrën e bashkë me të edhe momentin e duhur për ta vrarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është…