Vritet me plumb në kokë i riu shqiptar në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 34 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri. Sipas mediave italiane mësohet se i riu shqiptar, i identifikuar si Klaudio Myrtaj, është qëlluar me armë zjarri pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në Vernante (Cuneo).
Thuhet se 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Cuneos, mirëpo fatkeqësisht nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë ditën e sotme. Nga hetimet e deri tanishme autoritetet bëjnë me dije se shqiptari dyshohet se është vrarë për shkaqe xhelozie. Ai u gjet i shtrirë në tokë, me një plumb në kokë, në një punishte zduktharie në via Umberto, pranë bashkisë së qytetit në luginën Vermenagna.
Mësohet se Policia po merr dëshmitë e disa personave, mes të cilëve edhe e dashura e shqiptarit. Sipas mediave italiane gjatë momentit që është vrarë i riu shqiptar nuk janë dëgjuar të shtëna, gjë që ka sjellë dyshime se autori i vrasjes ka përdorur armë me silenciator.
Klaudio Myrtaj jetonte në zonën Caraglio. Ai kishte shkuar në Itali dy vite më parë dhe punonte në kantieret e rrugëve. Të gjithë ata që jetonin pranë Klaudios, e kanë përshkruar atë si një djalë të buzëqeshur, punëtor dhe që i përshëndeste të gjithë.