Vritet në moshën 20-vjeçare reperi i famshëm
20 qershor 2018
| 10:59
Reperi amerikan XXXTentacion, i cili u bë i famshëm falë dy albumeve hit të njëpasnjëshme, është vrarë në moshën 20-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në jug të Floridës, ditën e hënë, kur një person e ka qëlluar me armë zjarri.
Policia thotë se XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u dërgua në spital përpara se të ndërronte jetë.
20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.