
Vritet në moshën 48-vjeçare ish-futbollisti afrikan
Ish-futbollisti i Zimbabvesë, Charles Yohane, është vrarë në Afrikën e Jugut në moshën 28-vjeçare, pasi ishte rrëmbyer nga vetura e tij.
Yohane ishte në skuadrën debutuese të Zimbabvesë në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2004. Ai ka punuar si trajner futbollit dhe shofer taksi në Johanesburg, pas pensionimit nga futbolli. Trupi i tij i pajetë u gjet në Soweto të hënën, edhe pse besohet se ai kishte vdekur të shtunën mbrëma.
“Ai u rrëmbye, ata e morën veturën e tij dhe e qëlluan atë me plumb në kokë”, ka thënë vëllai i tij, Lewis, për BBC Sport. Yohane kaloi nga Zimbabveja në Afrikën e Jugut në vitin 1996 dhe luajti për ekipin elitar Wits, duke u bërë kapiten dhe duke e bërë një numër rekord paraqitjesh, 268, nga viti 1997 deri në vitin 2006. Ai luajti për Zimbabvenë në 23 ndeshje, duke u bërë zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes së vendit të vet në vitin 1996.