Vritet nënkryetari i byrosë politike të Hamasit nga bombardimet izraelite në Bejrut
Një zyrtar i lartë i Hamasit u vra në shpërthimin në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh.
Hamasi tani ka konfirmuar vdekjen e nënkryetarit të byrosë së tij politike, Saleh al-Arouri, në shpërthimin në jug të Bejrutit.
Al-Arouri dihej gjithashtu se ishte thellësisht i përfshirë në çështjet ushtarake të Hamasit.
Shpërthimi i madh në Bejrut të martën mbrëma pason një përshkallëzim të luftimeve midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në kufirin e Izraelit dhe Libanit që nga 7 tetori.
Ushtarët izraelitë dhe luftëtarët e Hezbollahut janë vrarë në shkëmbimet ndërkufitare dhe Izraeli ka evakuuar mijëra civilë nga veriu, afër kufirit me Libanin.
Në fund të muajit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz, tha se forcat izraelite do të vepronin për të hequr Hezbollahun nga kufiri nëse sulmet e tij vazhdojnë.
Hezbollahu është një organizatë terroriste e cilësuar nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe.
E financuar nga Irani, ajo është një nga forcat ushtarake joshtetërore më të armatosura në botë.