Vritet një 15-vjeçar në Prizren

18 janar 2021 | 13:33

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet pesë personave në Prizren.

Kjo përleshje fizike ka çuar deri te përdorimi i armëve të ftohta, ku si pasojë, një i ri ka mbetur i vdekur.

Nga Policia e Prizrenit kanë bërë me dije se viktima L.B. është 15-vjeçar, ndërsa edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Po ashtu, është bërë me dije se përveç policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe forenzika.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e radhës,…