Vritet një 22-vjeçar në Gjakovë
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Atje ka mbetur i vdekur një 22-vjeçar me inicialet D.Gj. Për këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, derisa në vendngjarje ka sekuestruar katër armë. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje e çastit në mes të viktimës dhe të dyshuarit.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta i ka thënë se janë shoqëruar për në Polici dy persona si dëshmitarë, derisa një 25-vjeçar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Mbrëmë rreth orës 19:50 Policia në Gjakovē është njoftuar për një rast vrasje në fshatin Nec. Njësitet policore të Stacionit Policor dhe Hetimeve Rajonale i janë përgjigj rastit. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armē dhe ka shoqëruar 2 përsona nē cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë”, ka thënë Graishta.
Ai ka treguar se viktima dhe i dyshuari për vrasje kanë lidhje familjare mes veti.
‘Po, janë në relacion familjar por nuk jam i sigurt nëse janë nip e daj apo kushëri (tezak)’, ka thënë Graishta.