Vritet një 43-vjeçar në Shkodër
06 nëntor 2019
| 16:32
Një person është vrarë sot në Shkodër dhe bëhet fjalë për 43-vjeçar me inicialet Gj.K.
Policia ka bërë me dije se është nisur në drejtim të vendngjarjes, por deri më tani rrethanat janë të paqarta.
“Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia raporton “TCh”.