Vritet një 45-vjeçar në Durrës (Video)

24 shkurt 2019 | 13:55

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në orën e parë të ditës së sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit Martin Ndreca me origjinë nga Mirdita është gjetur brenda automjetit të tipit “Mercedez-Benz” dhe sipas policisë vendore ai ka gjetur vdekjen pas një breshërie plumbash të qëlluara në drejtim të tij me armë automatike nga një person me të cilin ishte konfliktuar më parë.

Pas hetimeve te para policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorin. I dyshuar për krimin është 37-vjeçari, Ndue Zefi. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO…