Vritet një 54-vjeçar në Fushë Kosovë
05 gusht 2018
| 11:16
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një 54-vjeçar është vrarë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në orët e para të ditës së sotme.
Personi me inicialet B.I. është qëlluar me armë zjarri dhe më ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
“Sot rreth orës 03:00 në stacionin policor të Fushë Kosovës është hapur një rast vrasje e rëndë. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, ku një person B.I 54 vjeç, nga persona të dyshuar është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti pas transportimit në QKUK ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. (KlanKosova)