Vritet një gazetar francez në Ukrainë

30 maj 2022 | 16:31

Një gazetar francez është vrarë kur një transportues i blinduar, që po përdorej për evakuimin e civilëve në rajonin ukrainas të Luhaskut është goditur nga granatimet ruse.

Guvernatori rajonal, Serhiy Hayday, ka shkuar në “Telegram” se kjo makinë transportuese ishte planifikuar që të merrte dhjetë persona për t’i evakuuar, por u qëllua “nga zjarri i armikut”.

“Copëzat e predhave depërtuan në makinë, dhe një gazetar i akredituar francez është lënduar në mënyrë fatale në qafë. Ai po raportonte për evakuimet, ndërkaq një zyrtar policor i shpëtoi sulmit. Ne zyrtarisht po e ndalojmë evakuimin”, ka thënë Hayday.

Hayday po ashtu ka postuar një fotografi, duke thënë se ishte kartela e akreditimit të gazetarit, edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse personi që shihet në këtë kartelë është gazetari që është vrarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prend BUZHALA (Bujar Shala: librit “KUJTESË E ZGJUAR - përmbledhje…