Vritet një ish-marins amerikan në Ukrainë
Një ish-marins amerikan raportohet se është vrarë në periferi të Bakhmutit.
Cooper “Harris” Andrews u godit nga një mortajë më 19 prill të këtij vit, sipas cnn, duke cituar nënën dhe kolegët e tij në Ukrainë.
Ai u vra në të ashtuquajturën “Rruga e Jetës”, një rrugë hyrëse në Bakhmut e përdorur nga ushtria ukrainase për të rifurnizuar forcat e saja dhe evakuuar civilët.
Një grup aktivistësh i quajtur “Komiteti i Rezistencës” ku punonte Andrews, tha se ish-marinsi ishte përpjekur të ndihmonte civilët të largoheshin nga qyteti.
Nëna e tij, Willow Andrews, i tha CNN se “trupi ende nuk është gjetur”.
Ajo tha se ai u largua në muajin nëntor nga qyteti i tij i lindjes, Cleveland, dhe iu bashkua Legjionit të Huaj të Ukrainës.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mund të “konfirmonte vdekjen e një qytetari amerikan në Ukrainë”, por nuk dha një emër.