Vritet një komandant i Hezbollahut në sulmin izraelit
17 qershor 2024
| 14:55
Një komandant i Hezbollahut është vrarë në një sulm izraelit në një makinë në zonën Tire të Libanit jugor.
Lajmi është bërë me dije nga kanali televiziv saudit Al-Hadth. Është thënë se shënjestër e sulmeve të ushtrisë izraelite është bërë Muhammad Ahmed Ayoub.
Ndonëse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për armëpushim, Izraeli dhe Hamasi nuk kanë arritur në dakordësi.