Vritet një mësues gjatë një sulmi me thikë në një shkollë në Francë
Një mësues është vrarë dhe dy persona të tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë në një shkollë në Francë, kanë njoftuar zyrtarët francezë.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se sulmi ka ndodhur në shkollën e mesme Gambetta, në qytetin verior Arras.
Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se sulmuesi është arrestuar.
Sulmuesi bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar”, apo në shqip “Zoti është më i madhi” gjatë sulmit, ka thënë policia për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Televizioni francez “BFMTV” ka raportuar se vëllai i sulmuesit është ndaluar nga policia, po ashtu.
Mësuesi i vrarë ishte mësimdhënës i gjuhës frënge, derisa i mësimdhënësi i edukatës fizike u plagos nga therja me thikë.
Policia ka thënë se e ka situatën nën kontroll./REL