Vritet një oficer i policisë në Lezhë
28 shtator 2021
| 12:48
Një oficer i policisë është vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të marte në Ishull Lezhë. Viktima është identifikuar si Saimir Hoxha 44 vjeç dhe mbante detyrën e oficerit të krimeve.
Në një informacion paraprak për mediat, Policia e Lezhës ka bërë me dije se në rrethana në ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Për pasojë, plumbat kanë kapur efektivin 44-vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital./tvklan/