Vritet një person me armë zjarri
Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë më dije se sot në Lipjan është vrarë një person me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal i cili ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin.
Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili ndodhet në arrati. “Sot rreth orës 03:00 Policia ka marrë informacionin për një gjuajtje me armë në një lokal (restorant), që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK. Viktima e këtij rasti M. O. 36 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.