![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/F5ABA5E3-B434-48BA-98F5-7C624637EE41.jpeg)
Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Gradicë të Drenasit
Nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një i mitur dhe është plagosur rëndë babai i tij sonte rreth orës 20:30, në fshatin Gradicë të Drenasit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar policia e rajonit të Prishtinës. Nga kjo drejtori i kanë thënë se vrasja dhe plagosja kanë ndodhur në pyllin e këtij fshati.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).
Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.
Gazeta Sinjali raportoi se i dyshuari për vrasjen e të miturit dhe për plagosjen e babai të viktimës është një fqinj i tyre, i cili është identifikuar dhe është duke u kërkuar nga policia.